Rreth Nesh

Skela Martini u themelua në vitin 2005, duke sjellë në tregun shqiptar një eksperiencë të konsoliduar shumëvjeçare të fituar në Greqi dhe Itali. Që nga dita e parë, kompania është fokusuar në ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e skelerisë, duke organizuar çdo projekt sipas kërkesave specifike të klientëve dhe duke vendosur standarde të larta cilësie dhe sigurie në treg.

Prej vitesh, ne operojmë me sukses në prodhimin, montimin, dhënien me qira dhe transportin e skelave, duke u bërë një nga kompanitë lider në Shqipëri në këtë industri. Një nga asetet tona më të forta është reparti i prodhimit, i pajisur me teknologjinë më të fundit për prodhimin dhe riparimin e skelave — një avantazh që na lejon të ofrojmë fleksibilitet, cilësi të kontrolluar dhe zgjidhje të personalizuara për çdo projekt.

Së fundmi, kompania ka zgjeruar aktivitetin edhe në sektorin e ndërtimit dhe rikonstruksionit, duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh për objekte civile dhe industriale. Ne disponojmë të gjitha licencat e nevojshme për realizimin e punimeve sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare

Misioni ynë

Të ofrojmë zgjidhje të sigurta, funksionale dhe cilësore në fushën e skelerisë dhe ndërtimit, duke ndihmuar klientët tanë të realizojnë projektet me efikasitet maksimal, brenda afateve dhe sipas standardeve më të larta europiane.

Të mbetemi kompania referente në tregun shqiptar dhe më gjerë për prodhimin dhe shërbimin e skelave, duke investuar vazhdimisht në teknologji, inovacion dhe zhvillimin profesional të stafit tonë

Vizioni ynë

Që nga viti 2005

Eksperiencë Shqipëri - Itali - Greqi

Me një eksperiencë të ndërtuar ndër vite në tregun shqiptar dhe europian, Skela Martini ka realizuar projekte dhe bashkëpunime edhe jashtë vendit. Ofrimi i shërbimeve tona nuk kufizohet vetëm në Shqipëri ne mbështesim projekte ndërkombëtare me të njëjtat standarde sigurie, cilësie dhe profesionalizmi.