Prodhim, montim, qira dhe transport skelash, si dhe shërbime të plota ndërtimi dhe rikonstruksioni. Mbi 20 vite eksperiencë në tregun shqiptar dhe europian
Ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh profesionale në fushën e skelerisë, ndërtimit dhe rikonstruksionit, të mbështetura nga eksperiencë shumëvjeçare, staf i specializuar dhe teknologji moderne prodhimi. Çdo shërbim organizohet sipas kërkesave konkrete të projektit, me fokus në siguri maksimale, cilësi të lartë dhe respektim të afateve.
Ofrojmë punime profesionale gipsi, të dizajnuara për të krijuar ambiente funksionale, estetike dhe moderne, si në objekte banimi ashtu edhe në ambiente komerciale dhe industriale.
Ofrojmë sisteme kapot profesionale për izolim termik të jashtëm, të projektuara për të përmirësuar efikasitetin energjetik, komoditetin dhe pamjen estetike të godinave civile dhe industriale.
Ofrojmë shërbime të plota për ndërtime civile dhe industriale, duke mbuluar të gjitha fazat e projektit – nga planifikimi dhe organizimi, deri te realizimi dhe
Ofrojmë shërbime të specializuara për rikonstruksione dhe mirëmbajtje të godinave civile dhe industriale, duke garantuar siguri strukturore, funksionalitet afatgjatë dhe përmirësim estetik të objekteve. Ky
Ofrojmë punime profesionale të rifiniturës, të fokusuara në detajet përfundimtare që garantojnë cilësi të lartë, pamje estetike dhe qëndrueshmëri afatgjatë të çdo projekti ndërtimi apo
Ofrojmë shërbim profesional për lyerje dhe patinim, të dedikuar për mbrojtjen, rifreskimin dhe përmirësimin estetik të sipërfaqeve të ndryshme. Ky shërbim është ideal si për
Skela Martini u themelua në vitin 2005, duke sjellë në tregun shqiptar një eksperiencë të konsoliduar shumëvjeçare të fituar në Greqi dhe Itali. Që nga dita e parë, kompania është fokusuar në ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e skelerisë, duke organizuar çdo projekt sipas kërkesave specifike të klientëve dhe duke vendosur standarde të larta cilësie dhe sigurie në treg.
Prej vitesh, ne operojmë me sukses në prodhimin, montimin, dhënien me qira dhe transportin e skelave, duke u bërë një nga kompanitë lider në Shqipëri në këtë industri. Një nga asetet tona më të forta është reparti i prodhimit, i pajisur me teknologjinë më të fundit për prodhimin dhe riparimin e skelave — një avantazh që na lejon të ofrojmë fleksibilitet, cilësi të kontrolluar dhe zgjidhje të personalizuara për çdo projekt.
Së fundmi, kompania ka zgjeruar aktivitetin edhe në sektorin e ndërtimit dhe rikonstruksionit, duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh për objekte civile dhe industriale. Ne disponojmë të gjitha licencat e nevojshme për realizimin e punimeve sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare
Me një eksperiencë të ndërtuar ndër vite në tregun shqiptar dhe europian, Skela Martini ka realizuar projekte dhe bashkëpunime edhe jashtë vendit. Ofrimi i shërbimeve tona nuk kufizohet vetëm në Shqipëri ne mbështesim projekte ndërkombëtare me të njëjtat standarde sigurie, cilësie dhe profesionalizmi.
Ne ofrojmë prodhim, montim dhe çmontim skelash, skela me qira dhe transport, skela për fasada dhe ambiente të brendshme, si dhe shërbime ndërtimi, rikonstruksioni, sisteme kapot, punime gipsi, rifiniturë dhe mirëmbajtje godinash civile dhe industriale
Po. Ofronim skela me qira si për projekte afatshkurtra ashtu edhe afatgjata. Konfigurimi i skelës dhe kohëzgjatja e qirasë përshtatet sipas nevojave të projektit.
Po, ekipi ynë realizon montim dhe çmontim profesional të skelave sipas standardeve të sigurisë, me organizim të plotë teknik në kantier.
Po. Ne ofrojmë transport të dedikuar me mjete të përshtatshme dhe dorëzim në kantier brenda afateve të dakorduara.
Po. Skelat prodhohen dhe mirëmbahen sipas standardeve teknike dhe të sigurisë. Çdo instalim kontrollohet për stabilitet dhe përdorim të sigurt.